Emisioni në “Shënjestër” në News24 ka sjellë në vëmendje ngjarjen në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani.
Ndërsa komentoi këtë ngjarje, Ylli Manjani tha se ngjarja e ndodhur është për të ardhur keq, duke shtuar gjithashtu se është fatkeqësi që në vitin 2021 shqiptarët u vranë për politikë.
“Para se të vinte policia dua të them që është vrarë një mjek një elbasanlli. Xhuvanët janë të njohur në Elbasan, një familje shumë e njohur, tradicionale. Përballë tij vendoset nj djalë i ri profesionist, i ka shërbyer Shqipërisë, këtij vendi or që gjendet në përplasje. Pra këto dy persona i konsideroj viktimë dhe janë më pak të përfolur. Këta të dy do të thoja se janë viktimë, si Pjerini ashtu edhe djali që është në burg. Pyetja që bëhet është pse? Për politikë? Faqa e zezë turp i madh. Viti 2021 vriten shqiptarët për politikë. Vriten shqiptarët që Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi të shkojnë në parlament. Politika është moral si i fryjnë njerëzit të përballen. Zero me xhufkë janë , të dy. Si mund ta shijojnë mandatin e deputetit? Çfarë duan njerëzit me armë në ditën e zgjedhjeve. Nëse duam t’i parandalojmë këto gjera, duhet të kuptojmë shqiptarë se nuk ja vlen të vritemi për politikë. Tallin menderen ca politiqenër dhe fusin popullin në ngatërresë, kjo nuk është moral nuk është politikë. Policia sigurir nuk ka bërë detyrën, e ka bërë keq. Polica jo nuk e ka shpërdoruar detyrën , por e ka bërë keq. Është e disata herë të shohim policë në këtë situatë, si mund të shkosh atje si halabak, dhe flet me një halabak tjetër. Çfarë është kjo histori e të fortëve e të fortëve”, tha ai.
A mund të ishte parandaluar?
Manjani: Kjo ngjarje që të quhej e plotë, para drejtësisë duhet të ishin para drejtësisë ata që nxorët në video. Për shkak të habrutërisë, kemi këtë situatë, kjo është dramatike. Për shkak të sjelljes harbitë, aty ngjante sikur ishte me vende afrikane…
Mendoni se policia ka qenë e paafte për të ndërhyrë?
Manjani: Ka qenë në mbrojtje të eksponentëve të shtetit,. Kjo është e qatë,. Njëherë e mohoi se kishte shkëmbim zjarri. Ai që ishte drejtor policie i përgjithshëm nuk ka lidhje fare me profesionalizmin. Ata të marrin të shoqërojnë të lënë brenda dy ditë. Të fusin brenda për hiçgjë.