Zbardhet ngjarja e ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Lënie, ku humbi jetën punëtori i një firme ndërtimi, për shkak se u dëmtua nga automjeti i firmës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Kujtim Hysa, pasi me kamioçinën që ai drejtonte (në pronësi të firmës së ndërtimit), ka kryer një manovër dhe si pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet drejtuesi i kamionçinës së firmës, i cili kreu manovra të gabuara me automjetin që dëmtoi 51-vjeçarin. Sekuestrohet kamionçina. Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: