Këngëtari nga Kosova, Sabri Fejzllahu ka treguar personin që përhapi lajmin ndaj tij se ai kishte vdekur si pasojë e një aksidenti. I ftuar në emisionin ”1 Kafe prej shpisë”, Sabri Fejzullahu tha se lajmin e rremë e ka përhapur një person nga Maqedonia, por identitetin e tij nuk dëshiron ta bëjë publik.

“Po unë mendoj, dyshimi është që është dikush në Maqedoni një person që gjithmonë gjëra të tilla shpik për mua. Unë e di që njëherë nuk i kam lejuar me hap instagram, por s’ka lidhje edhe kjo kalon”, ka pohuar Fejzullahu.

Ai tha se më keq lajmin për vdekjen e tij e e përjetuar nusja e djalit Ariana si dhe vajzat e saj.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: