Pas lajmit të trishtë për humbjen tragjike të vëllait të Gjestit në një aksident të ndodhur në Pejë, kanë nisur të vijnë reagime të shumta nga miq, kolegë dhe të afërm të tij.

Një prej tyre është edhe Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, e cila ndau eksperiencën në shtëpinë më të famshme të vendit së bashku me Gjestin, përpara se ai të transferohej në Big Brother VIP Albania. Ajo ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazh, Xheneta shkruan: “Ngushëllimet më të thella për Gjestin dhe familjarët e tij. Zoti ua dhëntë forcën dhe durimin e nevojshëm për ta përballuar këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe dhe dritë shpirti i tij. Kujtimi i tij i bukur do të jetojë përherë në zemrat tuaja.”

Në një tjetër reagim, ajo ka bërë apel për ndjeshmëri dhe humanizëm, duke kërkuar që të ndalet përhapja e pamjeve tronditëse nga vendngjarja.

“Ju lutem, tregoni më shumë ndjeshmëri. Është shumë e rëndë për një nënë të shohë pamje të tilla të tmerrshme të djalit të saj. Ju lutem, mos i shpërndani videot ku shihet vëllai i Gjestit pa jetë,” ka shkruar ajo.

Xheneta2
Xheneta2

Ajo shton më tej: “Veprime të tilla vetëm sa thellojnë plagët dhe shtojnë dhimbjen e familjes. Në këto çaste të vështira, më e rëndësishmja është lutja dhe përkrahja jonë, jo përhapja e dhimbjes në rrjete.”

Ky qëndrim i saj është mirëpritur nga shumë ndjekës, duke reflektuar dhembjen e madhe që ka përfshirë jo vetëm familjen e Gjestit, por edhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan atë dhe familjen e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: