TIRANE

Pas vdekjes tragjike nga një ortek i zv.ministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci, ka reaguar edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta.  Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se ndihet i hidhëruar nga humbja tragjike në Brezovicë. Ai i shpreh ngushëllimet familjareve dhe të afërme të të ndjerit.

“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë.
Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, shkruan ai.

Kujtojmë që zv.ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci ka humbur tragjikisht jetën sot në Brezovicë, nga një ortek bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb