TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes tragjike nga një ortek i zv.ministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka një mesazh ngushëllimi për familjarët e të ndjerit.

“Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi”, shkruan ai.

Capture

Zv.ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci humbi tragjikisht jetën sot në Brezovicë, nga një ortek bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb