Një aksident tragjik ka tronditur sot komunën e Pejës, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, mes tyre edhe nga aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako.
Ajo i ka dërguar ngushëllime të sinqerta familjes Kelmendi, duke shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe. Aksidenti ndodhi në fshatin Qungur rreth orës 14:00, kur një motor u përplas me një veturë.
![]()
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e te mos besoja me dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzermta familjes Kelemndi, Zoti ju dhente forcë te përballoni dhimbjen e kësaj humbje kaq të madhe, e shpirti i te voglit tuaj pushoftë në paqe” u shpreh ajo.
