Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan.
Njësitet policore pas pranimit të informacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete, raportojnë mediat e Kosovës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.