Një i moshuar teksa po proteston në sheshin “Skënderbej” ai ka deklaruar se ka dalë për pensionin e ulët dhe për shëndetësinë joprofesionale. I moshuari tha se i është nënshtruar një operacioni në zemër pa kryer analizat paraprakisht dhe më pas është kuruar në Itali ku i është komunikuar se nuk e ka pasur atë diagnozë.
Ai ka protestuar me pankartën: “Vdekje tradhtarëve, Rama në burg, Belinda në burg”

“Kam dalë sepse kam vetëm 13000 lekë pension, bonusi nuk na hyn në punë, janë vetëm dy kofsha pule.
Më kanë futur në sallën e operimit pa bërë analiza, më lanë 2 orë në sallë. Shkova në Itali dhe më thanë se s’ke asnjë nga diagnozat, mjekët shqiptarë janë për burg”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb