RUSI-Një gazetar i njohur, i pavarur rus, Dmitry Tsilikin është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Shën Petërsburg.

Policia në qytetin verior rus e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit Tsilikin, i cili kishte pasur shumë plagë në trup, nga disa therje.

Sipas policisë, Tsilikin duket se kishte ndërruar jetë para dy ditësh. Ata thanë se telefoni dhe kompjuteri personal i tij mungonin në banesë.

Policia tha se nuk ka të dyshuar dhe se kanë nisur një hetim me rastin.

Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë. Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të drejta të njeriut.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: