MAQEDONI – Një i burgosur nga Nerashta e Tetovës ka ndërruar jetë, mbrëmjen e së dielës në burgun e Shtipit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19: 20, kur një nga gardianët ka informuar se i burgosuri SH.SH, 40 vjeç ka rrëshqitur para qelisë së tij dhe ka thyer brinjët.

Mjekët kanë konstatuar se i burgosuri ka pasur thyerje të eshtrave, kryesisht brinjëve në pjesën e djathtë. Këto informacione janë dhënë nga mjekët e Klinikës në Shtip. Ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast. (ina)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: