SHBA  – Ditën e djeshme ka ndërruar jetë këngëtari Mac Miller. Mediat botërore raportuan se këngtëari është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles për shkak të një overdoze.

Edhe pse 26-vjeçari gjithmonë ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës, një numër i madh njerëzish bënë përgjegjëse për këtë ngjarje ish të dashurën e tij, këngëtaren Ariana Grande.

Komentuesin kanë kanë shkruar kudo nëpër rrjetet sociale duke e akuzuar Ariana-n se ndarja e tyre dhe fejesa e saj me Pete Davidson, pak kohë pas ndarjes, ishte shkaku që e kishte çuar atë drejt mbidozës. Por edhe pse ishin të ndarë, Grande dhe Miller ruanin respekt dhe kishin premtuar se do ta mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin.

Ata qëndruan së bashku për 2 vite e i dhanë fund lidhjes në muajin prill por vendosën që lidhjen e tyre ta shkëpusnin me mirëkuptim dhe qëndruan miq të mirë. Ajo u shpreh se ishte e lumtur që ka patur Mac në jetën e saj edhe pse nuk ishin më së bashku.

“E respektoj shumë dhe i jam mirënjohëse që e kam patur në jetën time, pavarësisht ndryshimeve në marrdhënien tonë ose asaj se çfarë jeta ka përgatitur për ne! Dashuria e pakushtëzuar nuk është egoiste. Është të duash më të mirën për atë person edhe nëse atë moment nuk je ti. Mezi pres të di dhe të të mbështes përgjithnjë dhe jam shumë krenare për ty!”- ka thënë më herët këngëtarja e njohur.

Ndërsa ditën e sotme Ariana ka reaguar për herë të parë pas kësaj ngjarje dhe ka zgjedhur të mos u përgjigjet këtyre akuzave të komentuesve. Këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të Mac Miller bardh e zi, pa shkruar asgjë. Po ashtu, ajo i ka bllokuar komentet në këtë foto.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb