Aktori i njohur i humorit francez, Claude Brasseur, i cili la shenjë me filma të suksesshëm si, “La Boum”, “Camping” dhe u shfaq në mbi 100 filma, vdiq sot në moshën 84-vjeçare, njoftoi agjentja e tij.

“Claude Brasseur vdiq në paqe dhe qetësi, i rrethuar nga familja e tij. Ai nuk ishte viktimë e COVID-19. Ai do të varroset në Paris, në përputhje me rregullat sanitare dhe do të pushojë së bashku me babanë e tij (aktori Pierre Brasseur), në varrezat Père-Lachaise në Paris”, tha Elisabeth Tanner, kreu i agjencisë “Time Art”.

Në më shumë se 60 vjet karrierë, ai ka dhënë nga vetja në më shumë se 110 filma, por do të mbetet veçanërisht i lidhur me “La Boum”, film kult i viteve ’80.

Ai vazhdoi të shfaqej rregullisht në ekran, deri në tri pjesët e komedisë “Camping” në vitet 2000.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb