igi Proietti, aktor i madh i teatrit, kinemasë dhe TV, vdiq pikërisht në ditëlindjen e tij, pikërisht sot, më 2 nëntor, kur ai mbushi 80 vjeç.

I shtruar prej disa ditësh në një klinikë romane, ai u godit nga një insuficencë serioze kardiake.

Në një karrierë që përfshin mbi 50 vjet, ai ka filluar nga kinemaja për të kaluar më pas edhe në teatër.

Interpretues në teatër, showman absolut, mësues për më të rinjtë, regjisor dhe organizator, Gigi, siç e thërrisnin kaloi mbi gjysmë shekulli duke performuar për publikun italian dhe jo vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb