Vdes Helmut Kohl. Gazeta “Bild” raporton se Ish-kancelari gjerman ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në jugperëndim të vendit.
Pak ditë më parë kancelari iu nënshtruar një operacioni, pas së cilit mjekët thanë se gjendja e tij ishte kritike. Kohl ka qenë kancelar nga viti 1982 deri më 1998. I ashtuquajtur shpesh si “babai i ribashkimit” të Gjermanisë ai ka qenë kancelari më jetëgjatë i këtij vendi.
Ai vlerësohet për bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989.
Së bashku me ish-presidentin francez, Francois Mitterrand, ai ka nxitur krijimin e monedhës euro
