TAJLANDE – Pornchai Sawsri, njeriu më i gjatë në botë, ndërroi jetë në Tajlandë në moshën 26- vjeçare. Ai ishte i gjatë 2 metër e 69 centimetër, 18 cm më shumë se mbajtësi i rekordit zyrtar të botës.

Lajmi raportohet nga Bangkok Post, ku thuhet se ai vdiq në shtëpinë e tij në provincën e Syrin, pasi disa kohë më parë ishte shtruar në spital. Pornchai, për disa vite me radhë kishte vuajtur nga një sëmundje e shkaktuar nga rritja përtej normave.

Ai kishte bërë apel në mediat vendase për t’a ndihmuar për të përballuar shpenzimet. 26- vjeçari nuk u njoh kurrë zyrtarisht si njeriu më i gjatë nga Guinness World Record. Aktualisht njeriu më i gjatë në botë me 251 cm, është turku Sultan Kosen.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb