Një burrë është gjetur i vdekur në një internet-kafe, pasi për tre ditë radhazi ka luajtur në një maratonë të lojërave online. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Tajvan. Burri që njihet me mbiemrin Hsieh, u gjet në një karrige para kompjuterit. Ai ishte 32-vjeç. Stafi ka vërejtur se ai qëndronte pa lëvizur, por njëherësh menduan se ai qëndronte ashtu pasi po flinte. “Hsieh ishte një klient i rregullt dhe ka luajtur gjithmonë për disa ditë rresht. Kur lodhej flinte para kompjuterit. Kjo është arsyeja pse ne fillim nuk ishim në dijeni se çfarë po ndodhte”, ka thënë një punëtor për Taipei Times. Mjekët thanë se vdiq nga problemet në zemër të shkaktuara nga luajtjet për një kohë të gjatë. Shefi i policisë thotë se për këtë kanë ndikuar edhe temperaturat e ulëta dhe intensiteti i lojës.
(os.de/BalkanWeb)
