Ka ndërruar jetë gjenerali i forcave ruse, të armëve bërthamore dhe biologjike, Stanislav Petrov.

Trupi i tij u gjet nga familjarët në orët e para të mëngjesit, në apartamentin e tij në shtëpinë e Moskës në Embakment.

Sipas raportimeve nga mediat ruse, pranë tij ishte gjetur edhe një armë, ndërsa ai ndodhej në kuzhinë i ulur në një karrige. Stanislav Petrov konsiderohet si një nga themeluesit e forcave moderne të mbrojtjes kimike të Rusisë. Dyshimet lidhur me lidhur me këtë ngjarje janë për vetëvrasje,.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb