Autori i aksidentit një 80-vjeçar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Por ajo që ndodhi më pas ka ngritur dyshime të forta, zemërim dhe një ndjenjë thellësisht të padrejtë për familjen e Fatjonit të ndjerë.

Sipas denoncimeve të familjes, lajmi për vdekjen e autorit të ngjarjes fillimisht u përhap nga burime jo zyrtare, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë në burg. Më pas u tha se kishte vdekur në shtëpi. Disa ditë më vonë, qarkulloi lajmi se ishte liruar me arrest shtëpie. Por ajo që i thelloi edhe më tej plagët e familjes ishte një tjetër informacion i ardhur nga burime të tjera se autori i aksidentit ishte larguar në Itali te një prej fëmijëve.
Vetëm ditë e shtunë lajmi u konfirmua kofidencialisht se autori Josif Kozdine kishte ndërruar jetë dhe ceremonia mortore u zhvillua të shtunën e kësaj fundjave.

Nëna e 22-vjeçarit deklaron për emisionin “Me Zemër të Hapur” se nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me fatin e 81-vjeçarit.

“Asnjë nuk na ka dhënë informacion. As prokurorët nuk na kanë thënë gjë nëse ka vdekur apo jo. Si mund t’i jepet një 81-vjeçari patentë. Na thonë që ka punuar edhe taksixhi, ka çuar njerëz që kishin ardhur nga Italia”, shprehet ajo.

Ndërsa ka edhe një apel: Kam një apel kam për mjekët që japin patenta dhe bëjnë këto veprime. Edhe fëmijët të kontrollojnë prindërit për moshat e mëdha”, tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb