Gazetari dhe analisti Lavdërim Litaj, i ftuar në emisionin “Studio24” me Ola Brukon, ka deklaruar se ngjarjet më të rëndësishme të 2025-ës janë dosja “Balluku”, “Veliaj” dhe skandali me AKSHI.

Ai u ndal edhe në konferencën e fundvitit të mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama, ku mbrojti zëvendës kryeministren Belinda Balluku, ndërkohë deklarata krejt të ndryshme ka dhënë për Arben Ahmetaj, ish zëvendës kryeministër.

Litaj: Shqiptarët presin më shumë nga drejtësia dhe politike. Mes poleve SPAK dhe politikë, tollovitet gjithë shoqëria. Veliaj, Balluku dhe AKSHI më të rëndat ngjarje politike dhe përballje me drejtësinë. Kur SPAK i merr audiencën politikës, tregon se shqiptarët duan drejtësi, dhe po e kërkojnë në SPAK, Kjo për mendimin tim është e gabuar sepse SPAK mund të japë një dorë, problemi qëndron tek politika.
2026 mendoj se mund të jetë viti i shpagimit final mes drejtësisë dhe politikës.

Në lidhje me konferencën e fundvitit të mbajtur sot nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe deklaratat e tij për drejtoreshën e AKSHI dhe ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, Litaj u shpreh: Ahmetaj ishte një nga personat që hynte pa trokitur në zyrën e Ramës dhe thuhet që ishte i vetmi që e bënte të qeshte. Dinte sa cigare pinte, si fliste në telefon dhe çfarë vere pinte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb