Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar një rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Sipas dokumenteve të depozituara më 6 maj, Veliaj kërkon që masa e arrestit në burg të zëvendësohet me një masë më të butë, si garanci pasurore ose detyrimi për t’u paraqitur periodikisht pranë autoriteteve gjyqësore.

Rekursi pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb