“Liria ka emër, UÇK” është një ndër nismat që është kthyer në virale në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK që janë thirrur në Hagë.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pritur në zyrën e tij, bashkë me Pandeli Majkon, disa prej organizatorëve të saj, si Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha.

Veliaj thekson se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Me shoqen time të mirë Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha, e Pandi Majko, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. #LIRIAKAEMËR e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: