TIRANË- Pas debatit të madh për ndërtimin e një qendre argëtimi në kodrat e liqenit artificial që do të sjellë edhe prerjen e pemëve, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa foto në faqen e tij të facebook-ut, ku sipas tij duket se si është transformuar parku i Liqeni në një hapësirë fantastike.

Veliaj deklaron se do bëhet edhe më shumë. “Në fare pak kohë, e kemi transformuar Parkun e Liqenit në një hapësirë fantastike për qytetin! Puna flet qartë e fort! Nëse do lejohemi të punojmë, do bëjmë edhe më shumë, ashtu siç e kemi nisur mbarë në të gjithë qytetin! ‪#‎Bashkë”, shkruan Veliaj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: