8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u mblodhën sot në dhomën e Këshillimit ku trajtuan padinë e Veliajt. Ai kërkonte shfuqizimin e 3 vendimeve për të. Veliaj pretendon se i janë cënuar liritë individuale dhe po privohet nga drejtimi i bashkisë së Tiranës. Pas disa orësh diskutimesh, u ra dakord që sot nuk do të ketë vendimarrje në lidhje me kërkesën.
Veliaj pretendon se ka qenë i hapur për hetimin dhe nuk ka pasur tentativa për t’i larguar nga vendi. Ndaj ai pretendon se i është cënuar liria. Por GJKKO ka pretenduar se ai mund të rrezikonte provat.
Masa arrest me burg u caktua në mungesë, pasi prokurorët e SPAK ngritën akuza për fshehje pasurie dhe korrupsion dhe më pas iu shtuan dhe 13 të tjera. Ndërkohë masa u ekzekutua më 10 shkurt të 2025-ës. Ai përballet sot për herë të parë me Gjykatën Kushtetuese që do të vlerësojë kushtet dhe kriteret e masës, nëse ka qenë proporcionale.
Veliaj ka pasur përballje me Kushtuesen, ku doli fitues, pasi u deklaruar se shkarkimi i tij ishte jokushtetues, ndaj u kthye në krye të drejtimit të bashkisë së Tiranës, duke anuluar kështu zgjedhjet për disa bashki, mes tyre dhe atë të kryeqytetit. Bashkë e pandehur me të është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ka dhe një tjetër proces ku zoti Veliaj ka çuar në Administrative çështjen e prokurorit Ols Dado, pasi pretendon se ka ky i fundit nuk plotësonte kriteret për t’u emëruar në këtë detyrë.
