DURRËS- Erion Veliaj, Ministri i Mirëqenies Sociale ka përuruar rikonstruksionin e shkollës “Hysen Çela” në Durrës.
Duke folur për arsimin profesional, Veliaj tha se ky është një vit i rëndësishëm, ku është rritur me 40% regjistrimi në arsimin profesional.
“Të rinjtë iu kthyen punës dhe zanatit”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se kjo është java e tij e fundit si ministër.
Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se, “Më vjen keq që po largohem nga detyra si ministër”.
(ma.ar/BalkanWeb)
