TIRANE- Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, është takuar më banorët e Njësisë 4 në kryeqytet, duke i kërkuar atyre që më 21 qershor të shfrytëzojnë pushtetin e votës, për të kërkuar më shumë shërbime dhe investime. Duke u shprehur se në 4 vitet e kaluara kanë munguar investimet në Tiranë, Veliaj tha se tashmë ka ardhur koha të futet kultura e punës.

“Në Tiranë, që nga koha e Edi Ramës ka 14 mijë copa. Në kohën e Lulit u dogjën 10 mijë poça, të cilët as nuk janë zëvendësuar. Kandili i tyre nuk mban më, ndaj në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë”, tha Veliaj.

Sipas Veliaj, në Njësinë 4 nuk është investuar në vitet që Basha ka menaxhuar Tiranën.

“Akuzojnë se po i bllokon qeveria. Po bashkinë e PD-së dhe minibashkinë e PD-së kush i pengon të ndihmojnë njëra-tjetrën? Thjesht janë të paaftë për të mbaruan punë”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, Bashkia duhet t’iu shërbejë njësoj të majtëve dhe të djathtëve,

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës shtoi se kryeqyteti ka nevojë për më shumë punë dhe angazhim.

Ndërsa banorët e kësaj njësie kanë shprehur shqetësimin e tyre për bllokimin e banesave sociale, Veliaj tha se “Janë rreth 400 banesa sociale që rrinë bosh e nuk shpërndahen për shkak se kryetari aktual është i paaftë. Një nga gjërat e para që ne duhet të bëjnë në Këshillin Bashkiak është ndarja e banesave sociale”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb