TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se nesër në sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet sfida e talenteve të Tiranës mes gjimnaziste në Art Fest.

Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook shprehet: “Cili gjimnaz do ta fitojë nesër Tirana Art Fest?! 2 muaj, 4 trajnerë, 16 gjimnaze dhe më shumë se 600 të rinj kthyen një traditë fantastike talentesh në qytetin tonë. I bindur që ndër ta është edhe Ermonela Jaho apo Saimir Pirgu i ardhshëm. Nesër në orën 18:30 tek Sheshi “Nënë Tereza”, – shkruan Veliaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: