Nga Sharra kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj tha se po ndërtohet një incinerator me kosto të ulët për përpunimin e mbetjeve. Sipas tij, kur Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës kërkoi të ndërtonte një incenerator me kosto 30% më të lartë për ton nga çfarë paguhet sot.

Veliaj tha se Lulzim Basha në 2013 firmosi planin për t’ia dhënë inceneratorin një kompanie tjetër, që do i kushtonte shumë herë më shtrenjtë Tiranës.

“Kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, i dha OK një plani i cili ishte shumë ndryshe nga ky plan. Ishte një plan i cili propozonte një pagesë 37 euro/ton. Për çdo ton, qyteti do paguante 37 euro, ndërkohë që qysh në fillim, qyteti do paguante 34.6 milionë euro kompanisë. Ne jo vetëm që nuk e paguajmë këtë 34.6 milionë euro, por ne, në vend që të paguajmë 37 euro, në fakt paguajmë 29 euro/ton. Në qoftë se në Europë shkon diku te 140-150 maksimumi, në Shqipëri ne kemi sot çmimin më të ulët me 29 euro. E kemi 30% më të ulët se çmimi që kishte përgatitur Lulzim Basha, i cili pasi i jep OK këtij propozimi, e çon në Ministrinë e Financave me firmën e vet. Lulzim Basha do paguante për ton, në bashkinë dhe në qeverinë e tij, 8 euro më shumë. 1 mijë ton në ditë, 8 mijë euro në ditë më shumë. 365 ditë, 3 milionë euro më shumë në vit”, tha Veliaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: