TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot aplikacionin ‘Tirana Ime’, i cili do të ofrojë shërbime nga më të ndryshmet për qytetarët.

Teksa theksoi se tu përgjigjesh ankesave të 1 milion banorëve në kryeqytet është e pamundur, ndaj sipas Veliajt ky aplikacion shkurton kohë.

“Çertifikim administratoreve të pallateve. Tirana është më e pastër se para 6 muajsh, por ne duam që ajo të jetë më e pastër. Unë e di që nuk do i zgjidhim të gjitha problemet në një vit, por ndoshta dhe jo brenda një mandati”, tha Veliaj.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, çdo qytetar i Tiranës mund të raportojë virtualisht çdo problem që e shqetëson, si dhe mund të kërkojë llogari për zgjidhjen e tyre. Veliaj ftoi qytetarët e Tiranës të raportojnë problemet që i shqetësojnë dhe tha se përgjigjen do ta marrin po përmes telefonit.

Përmes një telefoni Android, kryebashkiaku ilustroi mënyrën sesi mund të përdorej aplikacioni, pasi shkarkohet në celular. Teksa në një moment tha se nuk ishte mësuar të shkruante me një telefon të tillë.

“Sa më shumë qytetar të raportojnë aq më të lehtë e kemi për të siguruar që burimet tona njerëzore nuk shkartisen në terren kot por për të shkuar aty ku është vërtet problemi. E di që ky është vetëm një mjet nuk është zgjidhja e gjithë problemeve të bashkisë…vetëm kur secili jep kontributin e vet ka të drejtë të kërkojë llogari”, tha Veliaj.
Më tej, kryebashkiaku i bëri thirrje qytetarëve që të kujdesën vetë për ambientin që i rrethon, duke u shprehur se ka pasur ankesa në Bashki, edhe për pastërtinë brenda një pallati.

Veliaj tha se qytetarët duhet të edukohen vetë për të vendosur mbeturinat në vendin e duhur, për të mos qenë e nevojshme në këto raste ndërhyrja e bashkisë.

(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: