TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të kandidatëve të Këshillit Bashkiak për Partinë Socialiste, deklaroi se i duhet një ekip për të drejtuar kryeqytetin, sipas modelit të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi rëndësinë e punës dhe duhet të dinë misionin e tyre që nga punonjësi i parë i Bashkisë, deri tek i fundit.

“Të gjithë bashkë sot jemi qytetarë të bashkisë së re të Tiranës. Sot është dita e Europës. Sot ndodhin gjera të mrekullueshme kur jemi bashkë. Në bashkinë e Tiranës, nga i pari tek i fundit, ai që pastron rrugët, nuk e ka kuptuar asnjë rolin e tij. Katër vite, qyteti i lënë në harresë, dhe asnjë se di se çfarë misioni ka. Ne besojmë në një parti dhe në një qëllim dhe secili e di që është aty ku do Tiranën Europiane. Nga ai që korr barin, tek ai që vë poçat, duhet të kuptojë që ne jemi një ekip, për një qytet ku jetojmë të gjithë. Fitorja nuk erdhi vetëm, pasi Edi Rama kishte nevojë për një ekip, ndaj asnjë nuk ja del dot vetëm.”, tha Veliaj.

TAHIRI: ZYRA E BASHKISË SË TIRANËS ËSHTË KTHYER NË ZYRË PARTIE
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se Shqipërisë duhet ti jepet ‘Drejtimi i duhur’. “T’i japim Shqipërisë drejtimin e duhur. Zyra e Bashkisë së Tiranës është kthyer në zyrë partie. Bashkë me Erionin do të bëjmë një ekip fitues”, tha Tahiri.

MAJKO: VELIAJ-TAHIRI DYSHE E PADISKUTUAR, SI UNË ME METËN DIKUR
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko lëshoi mesazhe të forta për të majtët, ndërsa nuk nguroi të ‘thumbonte’ opozitën gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Majko theksoi se Partia Demokratike është një nga pjesët e problemeve që po kalon vendi, ndërsa risolli në vëmendje fitoren e Lulzim Bashës në kryeqytet përballë Edi Ramës.

Nga ana tjetër, Majko nuk kurseu as batuat e tij në lidhje me kandidatin për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn, duke i rikujtuar atij se dikur ka qenë ai kapiteni dhe jo Saimir Tahiri, sikur tha ai. Majko e cilësoi Veliaj-Tahiri, si një dyshe të padiskutuar, ndërsa e krahasoi me dyshen Majko-Meta, dikur.

“Shansi nuk do jete i lehtë, do ketë vështirësitë e veta. Të shkosh të votosh pro tek kutia e votimit është me e vështirë sesa të votosh kundër. Pa marr paravesh se ça problemi që po kalon Shqipëria. Është mirë që të kemi përballë një PD që në mënyrë të paprecedent, ky dy-shi e beri veten fitues me 92 voto. Por sot kohët kanë ndryshuar. Dëshiroj të falenderojë të gjithë, djemtë, vajza, të rinj e të vjetër. Disa gjera thuhen dhe disa jo, por kapiteni i skuadrës nuk Saimir Tahiri. Në kohë fushate kapiten isha unë, në kohë tjetër. Këta që janë socialit të vjetër më kuptojnë shumë mirë. Saimiri dhe Tahiri janë një dyshe e padiskutueshme, mua më kujtojnë veten dhe Ilir Metën. Pavarësisht gabimeve që bëmë, sot jemi bashkë kemi një ekip të mrekullueshëm.”, tha Majko.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: