TIRANË-Kandidati i ASHE-ë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj prezantoi sot programin në zonën e Farkës.
Gjatë fjalës së tij Veliaj premtoi se do hiqet dogana për produktet e vendit që prodhohen në rrethinat e Tiranës dhe se do largojë nga Bashkia “gangësterët si Florenc Hoxha”. Veliaj gjithashtu premtoi se do ngrejë një qendër këshillimi për fermerët.
Më tej Veliaj theksoi se Tirana është qyteti më i ndotur. Ai ka sulmuar ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e Bashkisë Lulzim Basha dhe kandidatin opozitës duke theksuar se nuk janë në gjendje të rregullojnë lagjet e tyre. “U munduan të na mbanin nja dy javë me barsoleta. Kur e panë që sondazhet i nxorën me kokë poshtë doli Saliu dhe thamë o zot nga kush kemi shpëtuar. Kur doli hodhi baltë mbi çdo familje. Ata do merren me familjet tona ne do merremi me familjet e Farkës. Boll e patëm një familje që sundoi 8 vjet. Shkova te lagja e doktorit të madh dhe ishte komplet e shkatërruar, meendova doktori i madh është pak i luajtur dhe se ka mendjen te lagja. Atëher shkova tek doktori i vogël ku e vetmja gjë që shkëlqente ishte klinika e tij që kishte bllokuar gjysmën e rrugës ku nuk mund të kaloj zjarrfikësja. Atëher shkova në lagjen e Lulit. Këta nuk janë në gjendej të rregullojnë lagjet e tyre”- u shpreh Veliaj.
(a.n/BalkanWeb)
