Në intervistën 60 sekondëshe për “Prive’, Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka zbuluar disa të pathënë për jetën e tij. madje gjatë intervistës ai ka zbuluar edhe vesin e tij më të keq. Për më tepër lexoni intervistën.

Çfarë do kishe ndryshuar në ceremoninë e dasmës?
Do kisha marrë pak verë më të mirë.

Nëse jo në politikë ku do ju shihnim?
Ndoshta eksplorator në Afrikë.

Cila është krenaria më e madhe?
Nëna ime.

Çfarë ju ka ngelur peng?
Fillova të luaj futboll, t’i bija kitarës, dështova me sukses në të dyja, kjo e treta e vërteta po rezulton më e mirë.

A jeni tip romantik?
Jo aq sa mund të isha.
Për kë do e lije politikën?
Për të udhëtuar, më pëlqen shumë të eksploroj
Dëgjoni muzikë shqip?
Dëgjoj shumë, dëgjoj Alban Skënderajn, Era Istrefin, Dua Lipën.

Hera e fundit që keni parë film në kinema?
Batman me Supermen
Vesi më i keq i juaji?
Unë ha thonjtë.

Po mania?
Jam më shumë perfeksionist seç duhet
A ka ndikuar në jetën tuaj seksuale të qenurit i pari i Tiranës?
Fare
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: