Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto në Twitter ku shfaqet me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu me të cilin tregon se diskutuan për bashkëpunim në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj i ka dhuruar homologut të tij edhe “Kullën e Sahatit”.

“Ishte vertet kënaqësi të takoja mikun tim, @ekrem_imamoglu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona?.
Mezi pres të punojmë së bashku me të dhe të rinjtë e Stambollit për EYC2022??.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen ??❤️??”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: