TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se duke filluar nga viti që vjen, taksat e Bashkisë do të mblidhen nëpërmjet UKT-së, duke përfshirë taksat në faturën e ujit.

“Duke filluar nga viti që vjen taksa e pronës, Bashkia e Tiranës do të caktojë si agjent tatimor UKT, duke qenë se fatura e ujit i shkon çdo qytetari në shtëpi. Është dhe një mënyrë për të evituar skenat e shëmtuara, kur qytetarit i mohohet pajisja me çertifikatë sepse nuk ka paguar taksat.”- tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se paketa e re fiskale synon të përmirësojë të ardhurat e Bashkisë, për të adresuar një nga problemet e mëdha, që është shlyerja e borxheve ndaj biznesit. Sipas Veliajt, borxhet e trashëguara që Bashkia i ka biznesit, llogariten në rreth 40 milionë euro.

Veliaj tha ndër të tjera se Bashkia do ketë një taksë të re, taksa për infrastrukturën arsimore, e cila do ju kushtojë sa një kafe qytetarëve, siç tha ai. “Taksa e shkollës do ju kushtojë sa një kafe. Me 1 kafe në muaj me të cilin bëjmë gjelbërimin kaq do jetë dhe taksa për infrastrukturën arsimore”.

Mblidhet këshilli Ekonomik i Tiranës, Malaj: Paketa fiskale, lehtësi për mbledhjen e taksave
Është mbledhur sot Këshilli Ekonomik i Tiranës ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2016. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Këshillit Ekonomik, Arben Malaj pohoi se paketa e re fiskale është lehtësi për mbledhjen e taksave.

Nga ana tjetër Malaj bëri me dije se nuk është vendosur asnjë takse e re, ndërsa theksoi se do të ketë lehtësi për familjet në nevojë.

“Duhet ti krijojmë bashkisë së Tiranës burime të reja financiare. Tashmë Tirana nuk është më vetëm e qytetit të Tiranës. Duhet të zgjidhim një nga plagët më të vështira që ka Tirana, që është arsimimi.”, tha Malaj.

vijon

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: