Kreu i PD Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet nga gazetari i News 24 Osman Stafa nëse do të pranonte aleancë me Ramën kundër SPAK.

Berisha u përgjigj se nuk do të pranojë asnjë lloj aleance. Ai shtoi se Veliaj u arrestua për leje ndërtimi, kur ato i firmos kryeministri. Sipas Berishës, kreu i qeverisë Edi Rama ka vërdallë 40-50 biznesmenë, që iu jep favore miliona euro. Kreu demokrat nënvizoi se Rama po dridhet nga frika.

Pyetje: A do pranoni aleancë me Edi Ramën kundër SPAK?

Sali Berisha: Asnjë aleancë nuk do të pranoj. Reagimi i sotëm i Ramës pavarësisht se fustanet dhe garderoba janë vepër e saj (Ajola Xoxës), por Rama e di se garderoba e Lindës mund të jetë edhe më problematike se aq… Arrestimi i Erion Veliajt për lejet e ndërtimit, e përshëndes SPAK-un, por po të jetë për leje ndërtimi, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku lejet i firmos kryeministri.

Vërtetë ndërtuesi nuk ka patur direkt me atë…por dihet që te Rama janë nja 40-50 biznesmenë, nëse te Veliaj kanë qenë 4. Rama gjithçka e ka ndërtuar, nga vila – ai që ndërtoi pallatin pajë ka 100 mln euro tendera nga Rama, ai që ka ndërtuar vilën ka dhjetëra favore të tjera. Ai që e ka çuar për detoks e botoks ka dhjetëra favore direkt nga Edi Rama. Këto e bëjnë Edi Ramën të dridhet. Sot Dumani, por nesër të dy do të marrin atë që meritojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb