Urbanistja Entela Koja ishte sot e ftuar në Programin e Drekës në Neës24, ku foli në lidhje me situatën katastrofike të krijuar në Durrës me përmbytjet e ditëve të fundit.

Sipas saj, gjithçka që ka ndodhur është pasojë e gabimeve inxhinierike.

“Përmbytja ka ndodhur për shkak të gabimeve inxhinierit.
Hidrovori është i bërë së fundmi dhe është kriminale për faktin që inxhinierët nuk flasin për reshje të papritura. Justifikimi që kjo vepër nuk ishte gati për një prurje të tillë, nuk qëndron”, tha ajo.

Sipas Kojës, hidrovori i ri është ndërtuar në kuotë më të lartë se hodrovori i vjetër, i cili funksiononte më së miri.

Ajo ka shtuar se investimet publike bëhen të pa studiuara dhe pa konsultime me ekspertët. Koja është ndalur edhe në ndërtimin e Velierës, që sipas saj ishte një kapricio që kushtoi miliona dhe është jo funksionale, sepse nënkalimi është nën nivelin e detit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb