Baby G në një bisedë me Buçkon ka ndarë detaje nga lidhja e saj me familjen.

Ajo shprehet se ka pasur një vëlla, por i ka vdekur shumë i vogël. Baby G tregon se babait i thonin ta linte gruan sepse lindte vetëm vajza. Fermerja rrëfen se është shumë e lidhur me babain.

Jam shumë e lidhur me babain. Ai është shoku im më i mirë. Kemi pasur një vëlla, por ka vdekur beb i vogël. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babi im kanë qenë shumë të rinj, 17,18 vjeç. Pas djalit, babi im ka lindur tre goca, njerëzit në fshat i thoshin lëre gruan se nuk të bën djalë. Mami im e ka vuajtur shumë. Edhe kushërinjtë i thonin lëre gruan. Babi im nuk na ka lënë kurrë, thoshte Zoti ma dha e ma mori një djalë, tani kam tre goca si bota.

Ndër të tjera, këngëtarja u ndal edhe te karriera. Ajo tregoi se shumë persona kanë përfituar nga kontratat që fermerja ka firmosur në fillimet e saj.

Në shoqëri shumë njerëz ma kanë kthyer shpinën. Është shumë e vështirë të besosh. Kam bërë kontrata, kam qenë e lumtur, por ajo kontrata nuk ka qenë fiks siç duhet. Kam 100 milionë klikime në YouTube. Kam bërë shumë koncerte, shumë njerëz kanë përfituar shumë lekë nga unë. Unë kam qenë e re, kam firmosur kontrata, fundja ka qenë faji im.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: