Vend roja, dhomat, rafineria, muri rrethues dhe hapësira ku për 11 vite emra të njohur intelektualësh vuajtën dënimet politike gjatë regjimit komunist. Një video që tregon kampin e Ballshit është shpallur fituese e konkursit “Pyet gjyshërit” organizuar në kuadër të Ditëve të Kujtesës. Fituesja Engjëllushe Palaj tregon pse zgjodhi kampin “309”

Të rinjtë nga të gjithë shkollat e vendit kanë sjellë në konkurs ese dhe prodhime audiovizuale mbi temën “Më trego Shqipërinë tënde”.

Çmimin e rrjetit e ka fituar një grup gjimnazistësh që zbulojnë qytetin e nëndheshëm të Kukësit.

Mungesa e lirisë dhe e të drejtave është perceptuar në mënyra të ndryshme nga të rinjtë që kanë aplikuar në konkursin e IDMC-së. Nga kampet burgje te ndërtimet e nxitura nga paranoja, një qasje vjen edhe nga hapësira më intime e njeriut, shtëpia.

Konkursi Pyet Gjyshërit, sivjet në edicionin e 6-të, synon të përfshijë nxënësit e shkollave në përballjen me të kaluarën, njohjen e historisë dhe reflektimin e shoqërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb