Ambasada e Greqisë në Shqipëri i shpreh mbështetjen e saj të sinqertë vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë dhe ndjek zhvillimet në frontin e zgjeruar të zjarreve në vend.
Me frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, Greqia, brenda mundësive të veta, jep kontribut tek përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, ashtu dhe në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh.
Mendimet tona janë me popullin shqiptar!
(BalkanWeb)
