“Jemi i vetmi vend në botë ku drejtoresha e krimit kibernetik është e lidhur drejtpërdrejtë me Ergys Agasin”, kështu deklaroi deputeti i PD Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjithashtu ai theksoi se kryeministri Edi Rama është i rrezikuar për shkak të lidhjeve me krimin, dhe videove që sipas Klevis Balliu ka me Ergys Agasin, duke ngritur alarmin se vendi qeveriset nga burg.

“Edhe bllokim i aeroportit duhet të jetë. Çdo gjë duhet bërë. Nëse nuk ka reflektim do vijnë duke u përshkallëzuar. As greva në Parlament nuk përjashtohet. Në fund do të shkohet në këtë rrugë. Pavarësisht tentative që bën opozita, besimi im është që Rama rrezikon kokën e vet, lidhjet e krimit, videot që ka me Ergys Agasin i rrezikojnë kokën direkte. Vendi sot është i destabilizuar. Vendi qeveriset nga burgu. Firmat letrat bëhen në burg. Informacionet për ju, llogarite bankare, i ka karteli i Çopjave. I vetmi vend në botë që ndërmerr një ligj që ndalon drejtësinë të kapë hajdutët në pushtet. Dhe në këtë formë je i destabilizuar. Zgjidhja do të vijë kur të hetohet pastrimi i parave të kullat. Politikanë të niveleve të larta ulen për të vjedhur prona dhe për të vjedhur”, tha ai.

I ndalur sërish te protesta ai bëri thirrje Policisë së Shtetit që të tregojë kujdes me përdorimin e gazit lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb