Franca vjen me ndryshime në vigjilje të sfidës kundër Holandës, e vlefshme për kualifikueset e “Euro2024”. Kylian Mbappe është “pagëzuar” nga Didier Deschamps si kapiteni i ri i “gjelave”.

Ky vendim i trajnerit nuk është pritur shumë mirë nga Antoine Griezmann, me sulmuesi i Atletico, që ka shprehur hapur mos pëlqimin e tij në seancën stërvitore. Griezmann shpresonte, kishte shumë dëshirë, të ishte ai kapiteni i Francës, të paktën deri në përfundim të Evropianit.

Ky vendim i Deschamps ka sjell edhe një herë tension dhe pakënaqësi në radhët e përfaqësueses franceze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb