Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Këshillit Europian për të përfshirë Shqipërinë në vendet të cilave u rekomandohet t’u hiqen kufizimet e udhëtimit.

Xhaçka thotë se tashmë qytetarët mund të udhëtojnë në BE si vetë qytetarët e BE, nën të njëjtin regjim.

Ajo thekson se ky zhvillim nga Bashkimi Europian njeh suksesin e Shqipërisë në luftën me COVID-19.

Tashmë është në dorë të vendeve të BE të vendosin pas këtij rekomandimi nëse individualisht do të heqin apo jo kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Më në fund, një vendim i shumëpritur, pas idsa javësh pune dhe përpjekjesh:
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në BE nën të njëjtin regjim si qytetarët e BE. Një zhvillim i shkëlqyeshëm që njeh suksesin e në luftën me COVID19.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb