Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimet për ngjarjet e fundit në kampionat, ku një prej masave më të rëndësishme lidhet me futbollistin e Partizanit, Rouen Hjuma.

Pas incidentit me Sherif Kallakun, që i kushtoi kartonin e kuq në ndeshje, Hjuma është dënuar me dy ndeshje pezullim.

Vlen të theksohet se trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, është paralajmëruar.

Vendimi nr. 2 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.08.2026

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Partizani, Human Lancaster Roëan, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë futbollistike.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Rei Zekaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Riseld Hocja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb