Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes GJK-së dhe Komisionit të Venecias. Ndër të tjera, Zaçaj tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Konventa evroapine për të drejtat e njeriut është dokument unik që pasqyron vlerat e demokracisë evropiane.
Ajo është kthyer në trashëgimi sepse afirmon për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshllit Evropian dhe një vit më vonë ratifikuam konventën kombëtare për të drejtat e njeriut. Nga aktet e para në këtë drejtim, ishte shfuqizimi i dënimit me vdekje, që plotësoi një angazhim juridik dhe politik të Shqipërisë.
Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa.
Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore.
Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale.
Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.
