Dafina Stojanoska, deputete e VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se partia e saj nuk ka qenë pro krijimit të një qeverie teknike, ndërsa theksoi se LSDM-ja në vitin 2016 nuk i ka votuar emrat e saj të propozuar për Qeverinë teknike.

“Një pjesë e përbërjes së kaluar parlamentare, nga e cila sot janë deputetë aktualë, nuk kanë votuar fare në vitin 2016. Pjesa e sallës ku atëherë ishin ulur deputetët opozitarë të LSD-së dhe nuk i kanë votuar propozimet e tyre, pastaj Oliver Spasovski dhe mendoj Frosina Remenski, është bosh.

Nëse i përmbahemi ligjit apo parimeve dhe pikëpamjeve, VMRO-DPMNE nuk do të tërhiqet nga ajo që tha. Ne sugjeruam gjithashtu që të mos ketë fare qeveri teknike, pra të duhen bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor, kjo nuk ndodhi dhe pikërisht për këtë, duke respektuar ligjin, do të propozojmë emrat tanë, por askund në ligj nuk shkruan se është obligim që deputetët e opozitës të votojnë për qeverinë teknike”, tha Stojanoska në “TV24”.

Ajo shtoi se VMRO-DPMNE do të propozojë emra për qeveri teknike dhe ka besim tek ata.

“Ne nuk do të votojmë për një qeveri të cilës i imponohet kryeministri”, theksoi Stojanoska.

Ajo theksoi se BDI po merr vendime, ndërsa LSDM hesht dhe respekton

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: