Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Sipas vendimeve të fundit të KM, mësohet se zv/ministrja e re e Bujqësisë do të jetë Tana Kika.

Po ashtu, Rama ka firmosur largimin e zv/ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Blerta Rama.

Vendimet e plota:

Miratimin e listës I të barnave të rimbursueshme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve.

-Miratimin e listës II të barnave, që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

-Miratimin e masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, të renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50% – 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave, të përcaktuara.

-Miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8% për tregtimin me shumicë dhe 24% për tregtimin me pakicë.

-Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit me shumicë dhe me pakicë për disa barna të listave I e II.

“Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, shfuqizohet. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin e këtij vendimi.
Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (në vijim PERF). Institucioni administrues i PERF është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.
Miratimin e metodologjisë së vlerësimit të profilit të rrezikut të furnitorëve dhe ofruesve të pajisjeve të rrjetit 5G.
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim rruga Kashar-Nyja Vaqarr, fazat I dhe II”.
Transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, me NIPT: M01917011D, të pronave shtetërore, për realizimin e projekteve të investimit “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” dhe “Copëzat”.
Transferimin në pronësi të Bashkisë Durrës të pasurive me nr.83/1 dhe nr.83/2, zona kadastrale 8315, sipas formularit dhe planeve të rilevimit për t’u përdorur për realizimin e funksioneve të shërbimit funeral për zgjerimin e varrezave publike.
Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Delvinë.
Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Konispol.
Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Pogradec.

Emërmime dhe shkarkime

Znj. Tana Kika emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb