Avokati i njohur, Sokol Hazizaj, i pyetur për vendimin e 22 janarit në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të diskutohet në një seancë plenare pezullimi nga GJKKO e zv/kryeministres, tha se kjo përvecse rëndon pozitat e Belinda Ballukut, asgjë tjetër nuk sjell të mirë.

Sipas Hazizajt, në aspektin ligjor e kushtetues, Rama nuk fiton asgjë, por ai po i jep kohë vetes për të kuptuar cfarë ka fshehur përtej në raportet e Ballukut si zv/kryeministre dhe ai kryeministër.

Sokol Hazizaj: Kuvendi, GJKKO, varen nga vendimi i Kushtetueses. Cfarë realizon Rama me këtë? Në aspektin kushtetues e ligjor, përvecse e rendon pozitën e Ballukut, nuk procedon. Zgjedh një tmerr pa fund, jo një fund pa tmerr..

Ai po i jep kohë vetes për të kuptuar cfarë ka fshehur përtej në raportet e Ballukut si zv/kryeministre dhe ai kryeministër.

Dhe në rastin e AKSHI-t ajo ka dalë se është takuar dhe me njerëz të tjerë, jo vetëm me Ramën. Dhe në bashkinë e Tiranës, një llampë kushtonte 2 mijë lekë është bërë 4. Nuk ka ndryshuar Rama nga ajo që ka bërë në bashkiën e Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb