Përfaqësues ligjor juridik i PD, Franc Nuri, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me 2 standarde, për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, pas pezullimit të saj nga GJKKO dhe SPAK.

Nuri tha se se juridikisht nuk ka asnjë rast të ngjashëm ku Kushtetuesja në kohë rekord e bllokon dhe kalon për shqyrtim pezullimin.

Ai për analogji mori edhe rastin e kreut të PD, Sali Berisha, që u rrëzua nga Kushtetuesja, duke argumentuar se ai duhet të kalonte të gjitha shkallët para se të vinte në shkallën më të lartë për ankimim.

“Nuk e prisja një vendim të tillë. Është një kazus mjaft i lehtë, sepse Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar asnjë rast më parë që të rrëzojnë pezullimin. Marr rastin psh., të Portit të Durrësit që nuk është pranuar dhe këtu nuk ka pasur asnjë arsyetim. Madje nuk mund të justifikohet me një fjali arsyetimi i vendimit. Ndërkohë që ka edhe Apel”, tha Nuri.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb