Deputeti i PD, Gjin Gjoni, theksoi se priten hetim të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ai shton se mund të ketë dhe hetime pasurore në lidhje me të.

“Që nga momenti e marrje së pandehur të Ballukut. Unë mendoj se në ditët në vijim do ketë zhvillime të reja për shkak të hetimeve të cilat po nxjerrin informacione shumë të detajuara për mënyrën e funksionimit.

Por një element i cili në pikëpamjen time po ti referohesh akuzave mund të jenë edhe grupi strukturuar kriminal sepse janë zyrtarë të lartë të cilët kanë vepruar me koordinimi dhe një mënyrë veprimi të mirëfilltë. Dhe besoj përveç kësaj mund të kemi dhe hetim pasuror në lidhje me të.”, tha Gjoni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb