TIRANË

“Prej sot ka vetëm një PD, ajo e Komisionit të Rithemelimit”, kështu u shpreh përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso në përfundim të seancës gjyqësore e cila regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kaso tha se Gjykata ka vendosur regjistrimin e statutit të PD, regjistrimin e vulës dhe logos, si edhe regjistrimin e vendimmarrjeve. Vendimi ka hyrë në fuqi.  Prej sot ka vetëm një organ drejtues zyrtar, sot e thotë edhe gjykata. Kush mundet mos të ekzekutojë këtë vendim të gjykatës. Cdo organ zyrtar njihet me faktin se kush është sigla vula e cdo gjë tjetër. Nuk ka palë tjetër. Ka një PD, një flamur, një vulë që sot gjykata i regjistroi në listën e partive. Komisioni i rithemelimit është organi drejtues më i lartë i PD.

Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësuesve për çregjistrimin e kuvendit të korrikut me dhjetorin. Janë 2 çështje të ndarja që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshme. Nuk ka ende kërkesë për kuvendin e 18 dhjetorit. Nëse do të flasim për ankimin e famshëm, është paraqitur para se të niste afati ankimor.  Ky është një ankim që ka të bëjë me një çështje tjetër jo me atë të zotit Zhukri.

Vendimi është dhënë sot, në momentin që merret vendimi hidhet vendimi dhe do të marrim një kopje që është vendosur regjistrimi i statutit të 11 dhjetorit, vendosjen e vulave të reja dhe të gjitha vendimmarrjeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimi ka hyrë në fuqi. Tashmë edhe juridikisht, selia e PD do të drejtohet nga grupi i rithemelimit. Partia Demokratike, që nga dita e sotme ka vetëm një organ drejtues zyrtar që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush nuk do e zbatojë këtë vendim të gjykatës. Ka vetëm një PD dhe vetëm një simbol, një flamur e një vulë që pas Kuvendit të 11 dhjetorit i kemi depozituar.”- u shpreh ndër të tjera Kaso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: